Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një listë të përpiluar nga portali gjerman DERWESTEN që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur si vendi i parafundit më i varfër në Evropë për vitin 2023, para Ukrainës, e cila është renditur e fundit.
Portali gjerman DERWESTEN ka listuar vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2023. Lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend. Për krijimin e listës, GDP është pjesëtuar me numrin e banorëve për të krijuar një listë sa më të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropës, thuhet në artikulolin e publikuar.
Në listen e 10 vendeve më të varfëra në Evropë DERWESTEN ka renditur 10 shtete:
Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.
Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori
Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.
Vendi i 7-të: Bosnja dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.
Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë. Sektorët më të rëndësishëm ekonomikë në Gjeorgji janë turizmi në Detin e Zi, kultivimi dhe eksporti i agrumeve, rrushit dhe çajit, si dhe minierat e manganit dhe bakrit.
Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.
Vendi i katërt: Shqipëria. Produkti i brendshëm bruto i këtij vendi është 6,457,22 dollarë përr kokë banori. Në disa fusha – si turizmi apo inflacioni – Shqipëria ka qenë e suksesshme, por është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.
Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë. Banorët e Moldavisë jetojnë kryesisht nga bujqësia. Klima e Moldavisë favorizon veçanërisht rritjen e frutave
Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova
Kosova u shpall e pavarur në vitin 2008 dhe njihet si shtet i pavarur edhe nga Gjermania, ndër të tjera. Brenda asaj që ishte Jugosllavia e atëhershme, Kosova ishte rajoni më i varfër – dhe shteti, me rreth 2.5 milionë banorë, është ende një nga vendet më të varfra në Evropë. Kjo është për shkak jo vetëm të politikave të dështuara sociale dhe ekonomike si pjesë e Jugosllavisë, por edhe të pasojave të luftës së Kosovës dhe një industrie mezi të zhvilluar.
Për këtë arsye, Kosova konsiderohej prej kohësh si vendi më i varfër në Evropë. Në listën e vendeve më të varfra të kontinentit, megjithatë, Kosova zë vendin e dytë me një prodhim të brendshëm bruto për kokë banori prej 5,290.48 USD. Në vitin 2022, Kosova ishte vendi i fundit ballkanik që aplikoi për pranim në BE.
Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina
Fakti që Kosova është zëvendësuar si vendi më i varfër në Evropë është kryesisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi me pushtimin e trupave ruse në shkurt të vitit 2022. Deri në fillim të luftës, ekonomia e Ukrainës ishte në një kurs rritjeje, por karakterizohet gjithashtu nga nivele të larta korrupsioni, nuk ka një ekonomi të plotë tregu dhe nuk është një demokraci e vendosur. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë – i ndikuar shumë nga lufta – është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë./rtk/