Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Microsofti me plane të reja të shpenzimeve për t’i shërbyer kërkesës për inteligjencën artificiale

Teknologji  |  26.07.2023 Ora 11:31   
 

Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka paraqitur një plan të shpenzimeve për të përmbushur kërkesën për shërbimet e reja të inteligjencës artificiale, raportoi të mërkurën Reuters.

Kostot janë rritur ndjeshëm pasi Microsofti ka ndërtuar qendra të reja të dhënash për të mbështetur inteligjencën artificiale, teksa drejtoresha e Financave, Amy Hood, ka thënë në një konferencë se shpenzimet kapitale të kompanisë do të vazhdojnë të rriten çdo tremujor gjatë gjithë vitit fiskal 2024.

Microsoft po ndërthur inteligjencën artificiale në produktet e veta, të tilla si asistenti "Copilot" me 30 dollarë në muaj për shërbimin e tij Microsoft 365. Ai gjithashtu synon të shesë shërbime të cloudit që firmat e tjera do të përdorin për të ndërtuar shërbime të AI.

Rezultatet e Microsoftit tregojnë shpenzime të mëdha për shërbimet e AI-së, përpara rritjes proporcionale të të ardhurave./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing