Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Pesë mënyra për t’u liruar nga thartira

Shëndeti  |  26.07.2023 Ora 11:21   

Ekspertët e shëndetit të mirë kanë ndarë pesë mënyra për t’u liruar nga thartira

Ka të ngjarë që ta keni përjetuar atë ndjesi të lehtë djegieje në gjoks pasi keni ngrënë disa ushqime ose duke u shtrirë shumë shpejt pas konsumimit të një vakti.

Shumë njerëz përjetojnë refluksin acidik, ose thartirën, në mënyrë të rastësishme, dhe menjëherë hapin dollapin e barërave mjekësore për t’u liruar nga ndjenja e keqe, por a është kjo metoda më efektive për të hequr qafe simptomat?

Që të liroheni nga këto simptoma që ju mundojnë shkencëtarët kanë ndarë disa metoda që po dalin të suksesshme, shkruan Studyfinds.

Metoda e parë është që t’i largoni ushqimet që e provojnë thartirën në lukth. Kjo bëhet duke identifikuar cilat ushqime po ua bëjnë këtë së pari. Bëni një listë të ushqimeve që hani çdo ditë dhe pas disa ditëve shikojeni listën. Ekspertët kanë thënë se këtu duhet të ju dalin ushqimet e caktuara që po jua nxisin refluksin acidik apo thartirën. Pastaj mundohuni t’i evitoni këto ushqime.

Ushqimet që mund të nxisin thartirën janë pijet e karbonizuara, kafeina, alkooli, peperminti, produkte që përmbajnë domate, çokollata, ushqimi djegës dhe me yndyrë.

Metoda e dytë është të bëni ndryshim në stilin tuaj të jetës. Në vend se të hani 3 shujta të mëdha, ekspertët po rekomandojnë të hani shpesh e nga pak. Kjo është një ndër elementet që redukton thartirën. Mund të gjeni një lloj lehtësimi duke konsumuar ushqime që kanë përmbajtje të alkalinës si bananet, pjepri e trangujt. Soda e bukës e përzier në ujë është metoda më e efektshme. Futini në menynë tuaj të përditshme ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të ujit si shalqiri për shembull. Gjithashtu ekspertët kanë këshilluar që të lëvizni apo të bëni ushtrime të lehta e të reduktoni stresin.

Metoda e tretë është të konsumoni ilaçe shtëpiake. Ilaçe shtëpiake ekspertët po ju referohen bimëve si Aloe Vera. Aloe po konsiderohet si shumë e efektshme kundër thartirës. Edhe uthulla e mollës është një tjetër “lehtësues” i refluksit acidik.

Metoda e katërt është humbja e peshës. Nëse keni peshë të tepërt doktorët po rekomandojnë ta hiqni për shumë arsye shëndetësore. E një ndër këto arsye është edhe refluksi acidik. Nëse jeni duke konsumuar ushqime me yndyrë të pashëndetshme është koha t’i largoni ato kanë thënë ekspertët, për shkak se yndyrat e pashëndetshme janë nxitës të mëdhenj të thartirës. Pra po kundërshtohet ngrënia e ushqimeve të shpejta dhe të përpunuara.

Metoda e pestë është të përdorni ilaçe që zakonisht i mbani në shtëpi. Ilaçet e zakonshme si pilulat e magneziumit, kalciumit dhe probiotikët kanë rezultuar të suksesshëm kundër thartirës. Këto lloje të ilaçeve vijnë në shumë forma, si të ngurta ashtu edhe të lëngëta. Ekspertët kanë thënë se është më mirë të konsumohen kësi lloj ilaçesh të lehta sepse në ilaçe më të rënda kundër thartirës ka përbërës që mund të krijojnë efekte anësore negative./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing