Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. Papunësia, varfëria dhe inflacioni u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë, sipas raportit të UNDP-së.
Alisa Hasani nga UNDP tha se të dhëna e pulsit publik janë mbledhur nga data 5 deri më datën 26 prill të këtij viti, numri i të anketuarve ka qenë 1307 respodentë gjithëpërfshirëse për Kosovën.
“Mostra është reprezentative 50% e mostrës është në vende urbane ndërsa tjetra është në zonën rurale dhe në gjithë përfshirëse në të gjithë rajonin e Kosovës“, tha Alisa Hasani nga UNDP për RTK.
Sipas Hasanit papunësia dhe varfëria janë të renditura për disa vite me radhe si dy problemet kryesore në Kosovë.
“Në fakt papunësia dhe varfëria janë të renditura për disa vite me radhe si dy problemet kryesore në pulsin publik, përderisa në nëntor të vitit 2023 rritja e çmimeve të energjisë ka qenë si problemi I tretë madhorë në Kosovë” është shprehur Alisa Hasani nga UNDP
Hasani ndër të tjera tregoi edhe disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill të vitit 2023.
Ndryshe, sipas anketës mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.
Rritje ka shënuar gjithashtu edhe kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022. Kurse, kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022./rtk/