Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix shton afro 6 milionë abonentë të rinj pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimit

Film  |  25.07.2023 Ora 11:19   
Netflix ka rritur të ardhurat, profitin dhe numrin e abonentëve pagues, kjo sipas raportit të fundit tremujorit të kompanisë. Të gjitha shifrat janë më të larta se sa ishin parashikuar, duke i tejkaluar kështu të gjitha pritjet e analistëve.

Platforma e transmetimit nisi me “shpërndarjen e paguar” – emri zyrtar i ndalimit të shpërndarjes falas të fjalëkalimit – në SHBA, dhe tani ka sjellë 5.8 milionë abonentë të rinj pagues. Netflix konfirmoi se planifikon që këtë teknikë do ta përdorë në “pothuajse të gjitha vendet e mbetura”.

Raporti prej 15 faqesh zbuloi se reagimi i anulimit ishte i ulët në mesin e përdoruesve të cilët papritur ishin shkyçur nga llogaritë e miqve të tyre. Netflix hoqi dorë gjithashtu nga plani bazë në SHBA, i cili ishte zgjidhja më e lirë pa reklama që kushton 9,99 dollarë në SHBA, 9,99 funte në Mbretërinë e Bashkuar dhe 9,99 euro në Evropë, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Në vend të kësaj, përdoruesit e rinj dhe ata që kthehen duhet të përdorin pakon standarde me reklama me çmim prej 6,99 dollarëve, pakon standarde pa reklama me çmim prej 15,49 dollarëve standard ose pakon premium me çmim prej 19,99 dollarëve.

Kompania ishte gjithashtu mjaft transparente duke thënë se nuk po mbështetet në reklama për të ardhurat e saj, të paktën jo tani për tani.

Ajo është ende duke zhvilluar biznesin e reklamave dhe po punon me Nielsen dhe EDO për të përmirësuar matjen dhe për të inovuar për reklamuesit për ta bërë shërbimin e saj të reklamave më mikpritës për kompanitë që dëshirojnë të investojnë në zgjidhjen e re. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing