Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërmarrja e përbashkët e Toyotas në Kinë ka njoftuar të hënën se ka përfunduar para kohe kontratat e rreth një mijë punëtorëve në shenjë presioni ndaj prodhuesve të automjeteve në luftën e çmimeve në tregyun më të madh të automjeteve në botë, raportoi të martën Reuters.
Kompania ka pushuar nga puna punëtorët gjatë fundjavës dhe u ofroi atyre kompensim.
JV e Toyota në Kinë, nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur se ka ndërprerë para kohe kontratat për rreth 1000 punëtorë me kompanitë e shërbimeve të punës në nivelet e fundit të prodhimit.
Kompania do të sigurojë kompensim ekonomik siç kërkohet nga ligji dhe do t'u shpjegojë me zell situatën të prekurve.
Fabrika GAC Toyota ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1 milion automjetesh dhe punëson rreth 19,000 njerëz, sipas faqes së saj të internetit.
Toyota ka llogaritur në modelet e saj të automjeteve elektrike për të ringjallur shitjet në Kinë, të cilat ranë 9% në gjashtë muajt e parë./koha/