Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dëmtohet gypi, dy rrugë e dy fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë

Vendi  |  25.07.2023 Ora 10:35   

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se për shkak të defektit të një gypi, rrugët “Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e “Tomorit” dhe fshatrat Llukar e Makovc në Prishtinë, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas KRU-së, ndërrimi i gypit të ujit është i domosdoshëm, pasi thellësia e tij është mbi dy metra, me ç'rast edhe rrezikshmëria është e lartë.

Kompania shtoi se janë detyruar t'i ndërpresin punimet për shkak të shembjes së dheut.

Punimet vazhdojnë sot(25.07.2023).

“Për shkak të një defekti të ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç'rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t'i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten: rruga ‘Bajram Bahtiri’ nga kryqëzimi me rrugën e ‘Tomorit’ si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc. Punimet vazhdojnë nesër në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit “Prishtina”, të publikuar dje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing