Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një burrë nga Iowa po synon të futet në Librin e Rekordeve Guiness për koleksionimin më të madh të lapsave. Deri më tani, Aaron Bartholmey i ka tubuar 69.255 lapsa, ndërsa këtë shifër po synon ta rrisë, derisa të arrijë qëllimin, shkroi Upi.
36-vjeçari e dorëzoi koleksionin e tij të lapsave në Muzeun e Shoqërisë Historike, ku publikisht iu numëruan lapsat e mbledhur, në mënyrë që të aplikohet për Guiness.
Ai tashmë e ka kaluar rekordin e Emilio Arenas, që i kishte mbledhur 24.026 lapsa dhe çmimin e kishte marrë në majin e 2020-s.
Bartholmey ka deklaruar se koleksionimin e ka nisur kur mësuesi i tij i klasës së parë i dha atij secilit prej nxënësve nga një laps për Krishtlindje. Nga ai laps, amerikani tha se kishte shprehur interesim për koleksionim.
Në mesin e lapsave ka edhe ata që janë punuar 100 vjet më parë, lapsa të tipave dhe të kompanive të ndryshme punuese.
“Gjithmonë më kanë shijua historitë që mund të tregojnë lapsat”, u shpreh ai.
Për tre muaj ai do ta kuptojë nëse zyrtarisht i është pranuar aplikimi për rekord./koha/