Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka njoftuar të dielën se po kërkon ta ndryshojë logon e platformës, duke thënë “lamtumirë të gjithë zogjve”, raportoi Reuters.
Në një postim në këtë faqe, pronari miliader i platformës shtoi se nëse një logo e mirë postohet në orët e para të së dielës, do të punojnë që ajo të shfaqet në mbarë botën pas disa orësh.
Musk postoi një imazh të një "X-i" lëvizës dhe më vonë me anë të një bisedë audio në Twitter Spaces u përgjigj "Po" kur u pyet nëse logoja e Twitterit do të ndryshonte.
“Duhej të ishte bërë shumë kohë më parë", ka shtuar ai.
Që kur Musku e ka blerë Twitterit në tetor, kompania ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke vënë në pah vizionin e miliarderit për të krijuar një aplikacion si “WeChat” i Kinës.
Zogu u zëvendësua përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu./koha/