Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka filluar të shtunën me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojë një hapësirë të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm.
Më pas, sipas njoftimit të Komunës, do të vazhdohet me implementimin e projektit të madh për këtë zonë.
Sipas drejtorit të Inspektoratit, Florian Dushi, do ta pastrojnë të gjithë hapësirën dhe tregu do të zhvendoset përkohësisht në këtë hapësirë, ku do të jetë deri në realizimin e projektit për Tregun e Gjelbër.
Ai ka shtuar se tregu i ri do të ketë një ambient të përshtatshëm për tregtarët dhe qytetarët në kryeqytet, “prandaj deri në realizimin e atyre hapësirave, tregu do të funksionojë në këtë hapësira”./koha/