Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka shpallur konkurs për punësimin e 27 inspektorëve të tregut.
Sipas MINT, shtimi i inspektorëve është për të rritur mbikëqyrjen e tregut dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
“Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT, që nga themelimi e deri më tani, është duke funksionuar me vetëm 15 inspektorë të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kurse me pranimin e 27 inspektorëve të rinj, do të funksionojë me 42 inspektorë të tregut”, thuhet në njoftim.
MINT thotë se kjo është një mundësi e mirë për të filluar një karrierë në fushën e inspektimit të tregut dhe të zhvillimit profesional, prandaj inkurajon të gjithë aplikuesit potencial që plotësojnë kualifikimet minimale, të aplikojnë.
Afati për aplikim në këtë konkurs është nga 4 gusht 2023 deri më 11 gusht 2023./rtk/