Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Banorët që jetojnë afër sheshit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, po ballafaqohen me ujërat e zeza, të cilëve ua kanë vërshuar bodrumet e banesave dhe për këtë nuk po gjejnë zgjidhje. Komunarët thonë se do ta rregullojnë këtë problem, por pasi të përfundojnë procedurat tenderuese.
Me këtë hall po ballafaqohen banorët që jetojnë në rrugën “Sylejman Vokshi”, në qendër, afër sheshit “Zahir Pajaziti”.
“Tani në puseta, fundi i pusetave është mbledhur fekalje edhe zallë e lloj-lloj materiali i kanë blloku pusetat totalisht, tani”, tha një qytetar i kësaj lagjeje.
Banorët po kërkojnë nga komuna që t?u bëhet një zgjidhje afatgjate.
“Kërkesa është vetëm një ky kanalizim është i paraparë që në vitet 2013 që të ndërrohet komplet sepse banorë ka më tepër”, tha Halil Sylejmani, banor i kësaj lagjeje.
Ndërsa Teuta Danuza, banore e lagjes, tha se kemi një problem madhor që është tu na rreziku shëndetin.
“Kam fëmijë, një vajzë të vogël dhe po na rrezikohet shëndeti nga një epidemi për shkak të mbylljes së pusetave të kanalizimit, pra të gjitha pusetat për momentin janë të bllokuara”, tha ajo.
Në mungesë të intervenimit nga përgjegjësit, vetë banorët po i pastrojnë pusetat.
Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, zyrtarët e Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, thanë se kanë planifikuar që ta rregullojnë rrjetin e kanalizimit fekale, por që, sipas tyre, kjo do të ndodhë menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndërtimin e rrjetit./rtk/