Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tesla me plane të zgjerimit të fabrikës në Gjermani

Auto  |  20.07.2023 Ora 11:31   

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka bërë planifikime për zgjerim të fabrikës së saj në Brendenburg të Gjermanisë, raportoi të martën Reuters.

Tesla ka zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje për qytetarët gjermanë të kësaj zone mbi pasojat e zgjerimit të planifikuar.

Ngjarja mund të ndihmojë prodhuesin amerikan të veturave të parandalojë vonesat për të siguruar miratimin nga autoritetet lokale për planet e zgjerimit të ngjashme me ato me të cilat u përball në përgatitjen për hapjen e fabrikës, kur kundërshtimet e shumta të qytetarëve e shtynë atë prapa afatit.

Qytetarët do të jenë në gjendje t'u bëjnë pyetje punëtorëve të Teslas për një sërë temash të mbuluara në aplikimin e saj tek autoritetet për zgjerimin, nga përdorimi i ujit dhe emetimet e deri te kushtet e punës.

Grupet lokale mjedisore kanë shprehur disa shqetësime në lidhje me impiantin e automjeteve elektrike nga ndikimi i prerjes së pemëve në përdorimin e tij të ujit.

Tesla ka argumentuar prej kohësh se ndikimi i fabrikës është relativisht i ulët dhe ka theksuar përfitimet e veturave elektrike në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing