Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozimin e filmave prej ku përzgjedhet përfaqësuesi i Kosovës për çmimet e Akademisë Oscar.
“Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë”, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Kategoria në të cilën garon Kosova në edicionin e 96-të është te filmat ndërkombëtar/gjuhë e huaj.
Vitin e kaluar Kosova u prezantua me filmin “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, por s’arriti të nominohet. Një rrugëtim të jashtëzakonshëm kishte filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit para 2 vitesh, i bazuar në rrëfimin e grave të Krushës, specifikisht Fahrije Hotit. Ky film arriti që të garojë në listë të ngushtë. /rtk/