Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me rastin e hapjes së korrje-shirjeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ka realizuar verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe.
Ministrja Rozeta Hajdari me këtë rast ka thënë se me këtë verifikim synojnë largimin e dyshimeve të bujqve duke shtuar siguri tek ta që peshoret janë të verifikuara nga shteti.
“Është verifikim i rregullt një vjeçar, ku verifikohen të gjitha peshoret shumëtonëshe. Me procesin e verifikimit të peshoreve shtohet besimi i qytetarëve, por edhe bujqve tanë që peshoret janë të verifikuara sipas ligjeve në fuqi dhe sipas direktivave të BE-së. Sot pamë procesin dhe mund të konkludojmë që çdo gjë që u vendos në peshore erdhi e rregullt dhe e verifikuar”, tha ministrja Hajdari.