Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave ka njoftuar se, në bazë të platformës “Superpuna” janë suspenduar 20 biznese, kjo si rezultat i mosrespektimit të termeve dhe kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfitueseve.
Sipas kësaj ministrie, monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma “Superpuna” është i rregullt dhe i vazhdueshëm.
“Udhëzojmë bizneset që t'u përmbahen detyrimeve të tyre, ashtu që në vazhdimësi të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e MF-së./rtk/