Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot [e enjte] në Kosovë do të mbajë mot me diell, por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
Ndryshe, sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.
Gjatë këtyre ditëve apelohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10:00-17:00, sidomos nga personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj, bartja e syzeve për mbrojtje nga rrezet e diellit, rekomandohen bartja e ombrellave, rrobave me ngjyra të lehta, kremrave adekuate për mbrojtjen e lëkurës, konsumimi i ujit, pemëve e perimeve si dhe ushqim me sa më pak yndyrë.