Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Banka Botërore njofton se korniza e re e partneritetit me Kosovën, për 2023-2027, synon të mbështesë vendin në përshpejtimin e konkurrencës së tij për krijimin e vendeve më të larta të punës dhe standardet e jetesës, raporton RTKlive.
“Strategjia e re përshkruan prioritetet për angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në vend gjatë pesë viteve të ardhshme, të cilat do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, punë më formale në sektorin privat dhe rritje të qëndrueshmërisë mjedisore”, thuhet në njotimin e Bankës Botërore./rtk/