Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policia e Kosovës njoftoi se në emrin e saj janë shpërndarë disa emaile kinse me qëllim të njoftimit të palëve të caktuara për urdhër gjykatë.
Nëpërmjet komunikatës, Policia u distancua nga këto emaile dhe tha se dokumente të tilla të falsifikuara janë shpërndarë në emër të zyrtarëve të lartë, me logo të Policisë së Kosovës, vula të ndryshme dhe me mbishkrimin “Europol”.
Policia njofton se ka nisur hetim mbi këto emaile të shpërndara, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla./rtk/