Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prej cilës moshë lejohet të shikohet filmi “Barbie”

Film  |  18.07.2023 Ora 11:27   
 

Vlerësimi i moshës së lejuar për të parë filmin “Barbie” mund t’i befasojë disa prindër, pasi distinktivi për mbikëqyrje prindërore për fëmijët nën 13 vjeç, shfaqet rrallë për filmat që synojnë një audiencë fëmijësh.
 

Nëse keni parë ndonjë nga trailerët, me shumë mundësi do ta keni kuptuar se filmi “Barbie” nuk ka për qëllim vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që janë rritur duke luajtur me lodrat “Barbie”. Filmi është bërë me fëmijë dhe të rritur në mendje, ka shkruar Yahoo.com.
 

Filmi po konsiderohet “i sigurt” për fëmijët mbi moshën 13 vjeç. Kurse për fëmijët nën moshën 13 vjeç po i shqetëson prindërit se mos ka ndonjë përmbajtje jo të rregullt. Për këtë Yahoo ka sugjeruar që të shikohet traileri i filmit së pari e pastaj prindërit mund të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse është në rregull të shihet nga fëmijët e tyre.

 

Filmi nuk ka të shara dhe përdor disa fjalë alternative për to. Meqë filmi ka pak përmbajtje satirike yahoo ka shkruar se kjo gjë mund të jetë argëtuese.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing