Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram i famshmi i modës shqiptare Valdrin Sahiti ka bërë të ditur se ka krijuar veshjen e radhës për yllin e muzikës botërore Beyonce.
Fustani është i “thjeshtë” i zi me një hapje të lartë te këmba. Pjesa e sipërme e fustanit ngjan me dy guaca gjigande të argjendta duke shpalosur dekoltenë e mbretëreshës Bey.
Ky është një fustan tipik që personifikon stilin e Sahitit dhe e treta me radhë që ai ka bërë për yllin botëror.
Ai është shprehur shumë i emocionuar që sërish ka krijuar veshje për të duke shkruar se prioritet i brendit të tij është të kënaq pritshmëritë e mbretëreshës.
“Duke e ditur se na zgjodhe neve për të tretën herë në mes të opsioneve të panumërta, na shtyn që të punojmë edhe më shumë e të thyejmë kufijtë që të ngrisim krijimin edhe më lart”, ka thënë ai.
Ai i ka falënderuar edhe stilistët e Bey për bashkëpunimin duke thënë se tjetri krijim do të jetë “fire”.