Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sahatçiu: Shkollim-kodimi falas në Prishtinë, për herë të parë në Ballkan

Vendi  |  18.07.2023 Ora 10:31   

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se për herë të parë në Prishtinë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, po hapin kampusin e parë të rrjetit global të shkollave 42, për kodim tërësisht falas për të gjithë të interesuarit mbi moshën 18 vjeç.

“Po e nisim një udhëtim të jashtëzakonshëm me Geekosova përmes nënshkrimit të marrëveshjes së fundit për fillimin e punimeve në hapësirën e zotuar prej 1000 m2 për kampusin më të ri të kodimit. Kjo hapësirë, me shërbime përcjellëse komunale si mbështetje, deri në fund vit jo vetëm që do të jetë e gatshme të ofrojë mundësi për qindra studentë të marrin shkathtësitë e shumë kërkuara përmes një sistemi të dëshmuar globalisht, por edhe do të shërbejë si qendër inovacioni për ide të reja”, ka shkruar Sahatçiu.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sipas Barometrit të Teknologjisë së Informacionit për vitet 2021-2022 të sapo publikuar nga @STIKK, 75% e kompanive kanë raportuar se përballen me një deficit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Sahatçiu ka thënë se nevojës së madhe të Kosovës për programerë në treg duhet t'i përgjigjen me zgjidhje konkrete, të shpejta dhe të qëndrueshme.

“Kushdo duhet të ketë mundësinë të provojë kodimin, pavarësisht moshës, përvojës dhe kushteve financiare. Nuk mjafton që lënda e kodimit të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Duhet të bëjmë më shumë! Koncepti i rrjetit të shkollave 42 do të i përgjigjet saktësisht kësaj nevoje”, ka thënë ajo.

Si ish-udhëheqëse e një kompanie të TIK në Kosovë dhe anëtare e zëshme e komunitetit për një dekadë, Sahatçiu ka thënë se ka përjetuar çdo ditë nevojat për nisma të mëdha ku talenti dhe potenciali i të rejave e të rinjve të këtij vendi mbështetet e fuqizohet.

“Hapja e shkollës 42 në Prishtinë është trashëgimi për vendin, prandaj jam krenare dhe e lumtur për të ardhmen e Prishtinës”, ka thënë ajo./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing