Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988. Kur ajo ishte 2-vjeçare, regjimi diktatorial i Enver Hoxhës kishte rënë.
Për shkak se kishte përjetuar ndryshimin e regjimit dhe të librave historikë që ndërronin vazhdimisht, ajo u tërhoqe drejt matematikës dhe fizikës, qysh si fëmijë, thuhet në një përmbledhje të disa intervistave të dhënë nga Murati.
Mira kishte fituar bursë në shkollën e mesme për të studiuar në Kanada për dy vjet. Ajo e ndoqi atë dhe mori diplomë të inxhinierisë në shkollën “Ivy League” në Universitetin “Darmouth”. Pas studimeve, Mira iu bashkua si inxhiniere një kompanisë të hapësirës ajrore, pak para se t’i bashkohej Teslas.
Në kompaninë amerikane të veturave, shqiptarja mbajti pozitën e menaxheres së lartë të produkteve për model X. Kjo zgjati për tri vjet.
Në këtë post, Mira punoi gjerësisht në sistemin e autopilotit, duke e nxitur që të interesohej drejt inteligjencës artificiale.
Pas Teslas, Mira iu bashkua “Leap Motion”, kompani e informatikës hapësinore, e themeluar nga David Holz.
Ajo punoi ngushtë me një nga njerëzit më të aftë në AI, si kreu i inxhinierisë.
Kjo i dha asaj përvojë dhe e çoi drejt kompanisë OpenAI.
Në OpenAI, Mira drejtoi transformimin e kompanisë nga një kompani jofitimprurëse në fitimprurëse.
Nëpërmjet kësaj kompanie, Mira Murati u bë përgjegjëse për partneritetin me Microsoftin e Bill Gates, ndërsa kjo e çoi në lansimin e projektit API, të OpenAi.
Rritja dhe zhvillimi i kompanisë, ndikoi edhe në karrierën e Mira Muratit.
Në atë rol, ajo punoi gjerësisht në Autopilot, gjë që e bëri atë më të interesuar për AI.
Pas Teslës, Mira iu bashkua Leap Motion, kompania e informatikës hapësinore e themeluar nga themeluesi i Midjourney, David Holz.
Për punën e saj, Mira u emërua zëvendësdrejtore në OpenI, ndësa 18 muaj më parë, mori titullin CTO ose zyrtare kryesore e Teknologjisë. Nga ky pozicion, Mira Murati mbikëqyri lansimin më të rëndësishëm të kompanisë: ChatGPT.
ChatGPT, që u lansua më 29 nëntor të 2022-s, ndryshoi botën përgjithmonë. Që nga fillimi, Mira ka udhëhequr edhe nisma të tjera brenda kompanisë: GPT-4, Plugins dhe Kod Interpreter./koha/