Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Google lanson rivalin e ChatGPT edhe në Evropë

Teknologji  |  17.07.2023 Ora 10:43   

Kompania mëmë e Googleit, Alphabet, ka lansuar chatbotin e saj të inteligjencës artificiale (Al), Bard, në Evropë dhe Brazil, shkruan BBC.

Është zgjerimi më i madh i produktit që nga lansimi i tij në mars në SHBA dhe Britani të Madhe. Kjo shton konkurrencën me rivalin ChatGPT të Microsoftit.

Lansimi i Bard në BE ishte shtyrë pasi rregullatori kryesor i të dhënave ngriti shqetësime për privatësinë.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka thënë se gjigandi i teknologjisë nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm se si mjeti i tij gjenerues i AI mbron privatësinë e evropianëve për të justifikuar lansimin në BE.

Kompania ka thënë se që atëherë është takuar me mbikëqyrësit për t'i siguruar ata për çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing