Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania indiane, Dukan ka shkarkuar 90 për qind të stafit së mbështetjes së klientëve dhe i zëvendësoi me inteligjencë artificiale (AI).
Kreu i kësaj kompanie, Sumit Shah, njoftoi në Twitter se ishte një “vendim i vështirë, por absolutisht i nevojshëm”.
Në të njëjtën kohë, ai u mburr me rezultatet, pasi chatboti AI uli kohën për përgjigjen e parë ndaj përdoruesit nga një minutë e 44 sekonda në zero, dhe problemi i klientit u zgjidh mesatarisht në tre minuta e 12 sekonda në vend të dy orëve e 13 minutave të mëparshme.
Kostot e shërbimit ndaj klientit janë ulur me 85 për qind, shtoi Shah.
Postimi mori 1.7 milion shikime në Twitter dhe ngjalli një diskutim të nxehtë, me shumë që kritikuan vendimin e biznesit si “të pandjeshëm”.
Në mars, Goldman Sachs publikoi një analizë, sipas së cilës zhvillimi i AI do të kërcënojë 300 milionë vende pune në mbarë botën.