Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot, në kopshtin e CNP-së do të bëhet hapja e ‘Kino n’oborr’, ku për një muaj radhazi do të shfaqen pa pagesë filma të ndryshëm kosovarë.
‘Luaneshat e Kodrës’ me regji të Luana Bajramit, është filmi i parë që do tu paraprijë filmave të tjerë, duke u shfaqur që sot me fillim nga ora 20:00.
Në rolin kryesor të këtij filmi do të jenë aktorët nga Kosova, Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj dhe Andi Bajgora.
Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ ishte i pari nga Kosova që pati premierë në Festivalin e Kanës në kategorinë ‘Director’s Fortnight’. Brenda tij përfshihet historia e tre grave të reja të cilat vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një bandë.
Ky projekt është realizuar nga CNP-ja në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, përmes të cilëve do të organizohet shfaqja mujore e filmave kosovarë.
Kujtojmë se që prej sot, me datë 13 korrik me fillim nga ora 20:00 do të hapet mundësia e shikimit falas të filmave kosovarë.