Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një numër i minatorëve nga ndërrimi i parë në minierën e Trepçës në Stantërg, bojkotoi sot punën për shkak të vonesës së pagave për muajin qershor, por gjatë ditës u realizuan 50% të pagave dhe greva u ndërpre.
Kryetari i Sindikatës së minatorëve në Trepçë, Ibrahim Januzi bëri të ditur se mbështet grevën e minatorëve dhe kërkesat e tyre i sheh si të drejta.
Ai pranoi se një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë bojkotuan sot punën për shkak të mosekzekutimit të pagave, ndërsa për ndërrimin e dytë tha se nuk ka informacion nëse punëtorët kanë vazhduar me bojkot ose kanë hyrë në minierë.
Januzi konfirmoi se gjatë ditës u realizuan 50 për qind e pagave të punëtorëve.
Në anën tjetër, drejtori general i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani i tha KosovaPress-it përmes telefonit se 50 për qind e pagave u realizuan gjatë ditës së sotme dhe pjesa tjetër do të realizohet deri të premten.
Sipas tij, Trepça ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milionë euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tashme.
Abdurrahmani potencoi se menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare.
“Një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë kanë bojkotuar sot punën, derisa të gjithë punëtorët e ndërrimit të dytë kanë shprehur gatishmëri ta vijojnë punën. Gjatë ditës janë realizuar 50 për qind e pagave për punëtorët, ndërsa edhe pjesa tjetër pritet të realizohet deri të premten. Trepca ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milion euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tshme. Menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare. Bojkoti dhe protestat e nxitura nga Sindikata janë të papranueshme. Menaxhmenti apelon tek të gjithë punëtorët që të mos manipulohen. Trepca është korporatë e cila bazuar në të hyrat dhe fitimet detyrohet të shpërndajë pagat dhe shpenzimet”, tha Abdurrahmani.