Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Më shumë se një e katërta e vendeve të punës mbështeten në aftësi që mund të automatizohen lehtësisht në revolucionin e ardhshëm të inteligjencës artificiale dhe punëtorët kanë frikë se mund të humbasin punën e tyre për shkak të AI-së, ka njoftuar të martën Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), raportoi Reuters.
Kjo organizatë është një bllok prej 38 anëtarësh që përfshin kryesisht vendet e pasura, por edhe disa ekonomi në zhvillim si Meksika dhe Estonia.
Ka pak prova që shfaqja e AI-së ka një ndikim të rëndësishëm në vendet e punës deri më tani, por kjo mund të ndryshojë pasi aktualisht revolucioni është në fazat e tij të hershme.
Punët me rrezikun më të lartë për t'u automatizuar përbëjnë mesatarisht 27% të fuqisë punëtore në vendet anëtare të OECD-së, teksa vendet më të ekspozuara janë ato të Evropës Lindore.
Tre nga pesë punëtorë ndërkohë kanë frikë se mund të humbasin punën e tyre për shkak të inteligjencës artificiale gjatë 10 vjetëve të ardhshëm./koha/