Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Hashani: Fëmijët deri në dy vjeç të mos u ekspozohen fare rrezeve të diellit në plazh

Shëndeti  |  12.07.2023 Ora 10:21   

Specialisti i Mjekësisë Familjare, Valdet Hashani, ka deklaruar se fëmijët deri në dy vjeç është mirë që në plazh fare të mos u ekspozohen rrezeve të diellit.

Në një intervistë në KTV, ai ka theksuar se edhe dalja në plazh dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit duhet të kufizohen në kohë të caktuara të ditës.

“Dalja në plazh është mirë të bëhet prej lindjes së diellit deri rreth orës 10:00, nga kjo kohë deri në orën 15:00 është mirë që të futen brenda. Ndërsa prej orës 15:00 deri në perëndim të diellit mund të përdoret koha për rrezitje e relaksim. Foshnjat është mirë që të mos u ekspozohen fare rrezeve të diellit. Së paku derisa të kalojnë një moshë, p.sh., pas dy vjetësh”, ka theksuar Hashani.

Ai ka thënë se në kohën e temperaturave të larat duhet të kihet parasysh që të merren lëngje të mjaftueshme.

“Akoma temperaturat nuk e kanë arritur atë pikun e vet. Sigurisht se këto ditë me paralajmërimin e meteorologëve për rritjen e temperaturave duhet të kemi kujdes sidomos një kategorie caktuar e pacientëve tanë. Janë tri katër elemente që janë në gjithë botën dhe duhet pasur parasysh. Pacientët dhe të tjerët që dalin në temperatura të larta duhet të kenë parasysh që të marrin sasi të mjaftueshme të lëngjeve. Uji i pastër mjafton”, është shprehur Hashani.

Ai ka thënë se brenda mundësive duhet të shmangen lëvizjet prej kohës 10:00 deri në orën 17:00.

“Piku i ditës është më i rrezikshmi për dalje ose ekspozimin në rrezet e diellit, jo vetëm për shkak të nxehtësisë por edhe për emetimin e rrezeve ultravjollcë që janë të dëmshme për lëkurën e secilit individ e në veçanti për sy. Sa i përket hapësirave të brendshme, gjatë kësaj periudhe kur kemi temperatura të larta jashtë është mirë të kufizohet lëshimi i shporeteve”, ka deklaruar ai./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing