Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Specialistët e vlerësimit të veturave “Goodbye Car” kanë dalë me tre pika bazë të mirëmbajtjes.
Të siguroheni që të kontrolloni llambat në fenerët, dritat e pasme, dritat e frenave dhe sinjalizimet e kthesës, sepse nëse këto nuk janë në gjendje të duhur ngasja është e paligjshme dhe mund t’ju sjellë gjoba.
Është thelbësore të kontrollohet rregullisht presioni i gomave dhe të sigurohet që ato të jenë fryrë në nivelin e rekomanduar.
Mbajtja e frenave të gjendje jo të rregullt rrezikon sigurinë tuaj në rrugë. Sigurohuni që niveli i lëngut në rezervuarin e lëngut të frenave të bjerë midis shenjave minimale dhe maksimale.