Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Anulohet konkursi, nuk kandidon asnjë urolog në Mitrovicë

Shëndeti  |  10.07.2023 Ora 8:47   

Një konkurs që ishte hapur në qershor për pozitën e një urologu specialist në Spitalin e Mitrovicës është anuluar, pasi që për këtë pozitë nuk ka aplikuar askush. Një problem të tillë nuk e ka vetëm spitali i kësaj komune, por edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Si arsye e mosinteresimit për të punuar në institucione publike po shihen të jenë kushtet jo të mira dhe pagat e ulëta.

Është një nga spitalet që ofron shërbime për më shumë se tri komuna, por Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka mungesë të mjekëve urolog.

Për këtë gjatë muajit qershor, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës hapi konkurs, por interesim për këtë pozitë nuk kishte.

Ndonëse ai ishte i hapur deri më 23 qershor, nuk aplikoi asnjë specializant i kësaj fushe.

Për pasojë, konkursi u anulua. Ky problem nuk është paraqitur vetëm në kujdesin shëndetësor sekondar të Mitrovicës, por edhe në atë parësor.

Edhe kjo komunë si disa komuna të tjera janë duke pasur problem me mungesën e kuadrove të profileve të ndryshme, për çka këtë shqetësim e kanë ngritur edhe në kolegjiumin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Ashtu si në komunën tonë po ashtu edhe nga drejtorët e komunave të tjera kemi ngritur shqetësim në mungesë të kuadrove në disa lëmi. Nga takimet e ndryshme që kemi pasur, kemi ngritur këtë shqetësim së bashku me kolegët e tjerë të komunave”, ka theksuar Fahri Shabani – drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë.

Shabani thotë se janë disa arsye për këtë.

“Faktori kryesor është se sektori privat ofron kushte më të mira të punës por edhe paga me të mira për këto lami të mjekësisë. Ndikim ka edhe migrimi i kuadrove jashtë vendit”, ka shtuar Fahri Shabani – drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë.

Me ligjet aktuale, ky problem do të paraqitet vazhdimisht, thotë anëtarja e komisionit për shëndetësi nga Vetëvendosja, Labinotë Demi.

“Derisa kemi një ligj në fuqi që lejon mjekët që të punojnë në fushën klinikë ose private pa diskutim është një e drejt e pamohueshme e tyre që të vendosin se ku do ta ushtrojnë profesionin e tyre”, ka deklaruar Labinotë Demi – Murtezi, deputete e LVV-së.

Javë më parë, Dukagjini kishte raportuar se edhe në Lipjan ishte po i njëjti problem.

Për pozitën e pediatrit në këtë komunë ishte hapur konkursi katër herë, por ishte anuluar shkaku i mos interesimit të asnjë kandidati.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing