Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për shkak të tensioneve në veri, rrallohen hyrjet në Merdar, shpeshtohen në Morinë

Vendi  |  10.07.2023 Ora 8:33   

Situata në veri të vendit, ka krijuar një pasiguri për të gjithë bashkatdhetarët që marrin rrugën në Kosovë përmes pikave kufitare të Serbisë.

Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar theksojnë se ka rënie të hyrjeve në pikat kufitare tokësore të Kosovës.

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në vendet evropiane, po zgjedhin rrugë më të gjata për vizitë në vendlindje, por të sigurt.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur përmes postë elektronike, se hyrjet për në Kosovë janë shtuar më shumë në pikëkalimin “Perëndimi” në Morinë, përderisa pikëkalimi “Veriu”, ku përfshihet pikëkalimi në Merdar, ka shënuar dukshëm rënie.

Sipas statistikave të tyre del se në nga data 01.06.2023-deri më 03.07.2023 në Kosovë kanë hyrë 591 mijë e 636 persona. Kjo është një rënie krahasuar në datat e njëjta të vitit 2022,  ku përmes pikave kufitare tokësore në Kosovë kanë hyrë mbi 740 mijë persona.

Qeveria ditë më parë, i ka bërë thirrje diasporës kosovare që të shmangin pikëkalimin kufitar nëpërmjet Serbisë, për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, për të shmangur çfarëdo incidenti, dhe duke përdorur  rrugë alternative për udhëtim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing