Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dhjetëra mijëra bletë duhej të largoheshin nga një veturë, mbi të cilën ishin vendosur në mes të një qyteti në Cheshire të Anglisë.
Siç shkroi BBC-ja, bletët “mbuluan” pjesën e jashtme dhe të brendshme të veturës, derisa në vendin e ngjarjes u ftua eksperti i bletarisë, Chris Bowyer, për t’i larguar insektet në një koshere të përkohshme, para se t’i dorëzonte në shtëpinë e tyre.
“Ishin rreth 25-30.000 bletë, por kjo është vetëm 50 përqindëshi i një koshere”, shpjegoi ai.
Bowyer shtoi se ikja e bletëve nga kosherja mund të jetë edhe si shkak i kosheres së vogël dhe këto insekte kanë nevojë “për një shtëpi të re”.
“Ato do të jenë vendosur në makinë dhe pastaj gjithnjë e më shumë, bletët filluan të tubohen”, shtoi ai.
Në raste të tilla kur bletët “ngjiten” në veturë, mbretëresha e tyre mund të ketë përfunduar brenda veturës, me ç’rast ato vrapojnë pas saj.