Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
NATO vendosi të martën të zgjasë kontratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg me një vit tjetër.
Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë udhëheqës i aleancës transatlantike të sigurisë që nga viti 2014 dhe mandati i tij ishte zgjatur tashmë tre herë më parë, përcjell Telegrafi.
Vendimi do të thotë një vazhdimësi në krye të NATO-s pasi 31 anëtarët e saj përballen me sfidën e luftës në Ukrainë.
Stoltenberg, 64 vjeç, shihet gjerësisht në të gjithë aleancën si një lider i qëndrueshëm dhe ndërtues i durueshëm i konsensusit.
Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ishte i nderuar nga vendimi për të zgjatur mandatin e tij deri më 1 tetor 2024.