Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ylli brazilian i futbollit Neymar gjobitet me 3.5 milionë dollarë për shkelje mjedisore

Sport  |  04.07.2023 Ora 13:03   
Autoritetet braziliane thanë të hënën se ylli i futbollit Neymar u gjobit me 16 milionë reai (3.33 milionë dollarë) për shkeljen e rregullave mjedisore gjatë ndërtimit të rezidencës së tij bregdetare në Brazilin juglindor.

Projekti luksoz shkeli rregullat në lidhje me përdorimin dhe lëvizjen e burimeve të ujërave të ëmbla, shkëmbinjve dhe rërës, pretenduan fillimisht autoritetet lokale në fund të muajit të kaluar dhe konfirmuan të hënën.

Një zëdhënës i Neymar refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.

Rezidenca e tij ndodhet në qytetin Mangaratiba në bregun jugor të shtetit Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Përveç gjobës, çështja do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme vendore, Policia Civile e Shtetit dhe zyra e mbrojtjes së mjedisit, ndër organe të tjera të kontrollit të mjedisit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing