Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

​Komuna e Prishtinës investon 300 mijë euro në aparatura, do të shpërndahen në QKMF

Shëndeti  |  04.07.2023 Ora 8:30   

Komuna e Prishtinës ka blerë pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në vlerë rreth 300 mijë euro.

Këto pajisje pritet të ndikojnë në të mirën e pacienteve duke ofruar shërbime më të mira.

Të pranishëm për t’i dorëzuar këto pajisje ishin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.

I pari i kryeqytetit, Rama derisa tha se këto mjete pritën që të shpërndahen në QKMF-të në këtë qytet, shtoi se po punojnë në përmirësimin e kushteve në sektorin më primar, shëndetësi.

“Kemi marrë tash një numër të madh të aparaturave të cilat do të shfrytëzojmë në sektorin primar. Gjithë ky transformim i kryeqytetit, i shërbimeve duke u fokusuar në sektorin primar, është duke ndodhur, kemi aparatur me kosto afër 300 mijë euro, e cila do të shpërndahet në QKMF në pjesë të ndryshme të kryeqytet. Ultrazërat janë shërbimi i pari në sektorin primar në kryeqytet por edhe gjithë vendin. Do të fillojmë së shpejti që ta bëjmë këtë në të gjitha QKMF. Kjo do t’i ndihmojë shumë gjithë nivelit shëndetësor, për arsyeje se qytetarët do ta mund ta marrin këtë shërbim në sektorin primar pa pas nevojë të shkojnë në atë sekondarin apo terciarin për t’i marrë këto shërbime, kjo është përmirësim i kushteve në të gjitha nivelet. Kjo është risi për kryeqytetin, Kosovën”, tha Rama.

I pyetur për digjitalizimin e QKMF-së, Rama tha se kjo është përgjegjësi më shumë e nivelit qendror.

“Kjo për fat keq, përkundër faktit se si kryetar jam munduar ta shtypë përpara, ne kemi arrit deri tek një pikë, por kjo është e ndërlidhur edhe me nivelin qendror në aspektin e SISH-it, i cili ende nuk është i gatshëm, pra duhet ndërlidhur sistemin primar me atë sekondar dhe terciar. Për fat të keq ende nuk e kemi prej nivelit qendror. Po ashtu ka të bëjë me çështjen e informatave të cilat janë sensistive, që kemi mundësinë më shty qysh tash, por është e kontrolluar nga niveli qendror dhe për këtë shpresoj së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë të mund ta shtyjmë këtë proces sa më shpejtë, sepse mënyra si bëhet sot marrja e informatave është e shekullit të kaluar. Por, jemi duke punuar që ta shtymë këtë sa më shpejtë. Duhet me pas shtyje prej nivelit qendror që të na lejojnë edhe ne, i kemi fondet e gatshme”, tha mes tjerash Rama.

Edhe drejtori, Sadik Izeti tha se do të angazhohen në trajnimin e stafit të QKMF-së, nga profesionistë shëndetësorë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësinë ultrazërin ta bëjnë në QKMF.

“Ne po fillojmë për herë të parë, përveç radiologëve që janë në mjekësi primare kanë të drejtë të bëjnë shërbimeve radiologjike, ne e jemi në proces me Odën e Mjekëve të Kosovës, një projekt që kemi nënshkruar marrëveshje me kryetarin e odës dhe do të zgjedhën persona profesionalist që kanë të bëjnë trajnimin e stafit tonë për ultrazë të abdomenit dhe kukave, me qëllim që edhe mjeki familjar të bëjë ultrazërin e abdomenit, mos ta dërgojë menjëherë qytetarin në emergjencë dhe ta ngarkojë atë. Vetëm vitin e kaluar rreth 40 përqind e pacientëve në emergjent kanë qenë prej Prishtinës, dhe me këtë shërbim po mundohemi ta lirojmë emergjencën”, tha Sadiku.

Me këto para janë blerë, 200 Tensionmetra, 5 Ultrazëra për përdorim gjeneral, 11 Tavolina multifunksionale, 2 Numërues hematologjik, 2 Analizues biokimik me sistem të hapur, 10 EKG- elektrodiagram, 70 copë glikometër, 10 Turbina stomatologjike, 120 Pulksosimetra për tavolina, 50 Otokop/Oftalmoskop, 230 Stetoskopë, 10 Kundërkënde stomatologjike, 4 Pajisje elektronike për kompresion të gjoksit 3 tek RKP.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing