Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
IHMK ka njoftuar se muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera.
Pothuajse në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje.