Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dhe Durov ka njoftuar se veçoria e tillë do të vijë në aplikacion në korrik.
“Për vite të tëra, përdoruesit tanë na kanë kërkuar të implementojmë Stories në Telegram. Më shumë se gjysma e të gjitha kërkesave për veçori që marrim janë të lidhura me Stories. Në fillim ishim kundër sepse tashmë është kudo, por Telegrami nuk do të ishte Telegram nëse nuk i dëgjon përdoruesit e tij dhe nuk inovon formatet ekzistuese”, shpjegon Durov, shkruan Bloomberg.
Stories në Telegram do të vendoset në krye të faqes kryesore. Përdoruesit do të mund të zgjedhin saktësisht se kush do t'i shohë postimet e tyre të përkohshme dhe për sa kohë do të jenë të disponueshme për t'u parë (6, 12, 24 ose 48 orë).
Telegrami do ta ofrojë edhe mundësinë që Stories që postohet të jenë gjithmonë në profilin e përdoruesit.