Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme.
Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.
Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.
Studimet e fundit kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:
Pagjumësia e përgjithshme
Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.
Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.
Pagjumësia e përshtatur
Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.
Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.
Pagjumësia e nxitur
Kjo ndodh me fëmijët, kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.
Nëse kjo ndodh, fëmijët flenë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.
Pagjumësia idiopatike
Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.
Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.
Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.
Pagjumësia për shkak të medikamenteve dhe kafesë
Medikamentet, kafeja, alkooli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.
Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.
Pagjumësia për shkak të një problemi mjekësor
Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.
Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.
Pagjumësia paradoksale
Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.
Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.
Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.
Pagjumësia psikofiziologjike
Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.
Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.
Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.
Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot./Agroweb