Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Meta do të fillojë të kufizojë lajmet në platformën e saj për përdoruesit kanadezë pasi parlamenti kaloi një ligj kontrovers për lajmet online, shkruan BBC.
Ligj do të detyrojë platformat e mëdha të kompensojnë publikuesit e lajmeve për përmbajtjet që postohen në sajtet e tyre.
Meta dhe Google kanë testuar prej kohësh qasje të kufizuar në lajme për disa përdorues kanadezë.
Më 2021, përdorues australianë nuk mund të ndanin apo shikonin lajme në Facebook për shkak të një ligji të ngjashëm.
Akti Lajmeve Online, i cili mori dritën jeshile të senatit të enjten, vë në funksion disa rregulla që iu kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negocionojnë marrëveshje komerciale dhe të paguajnë organizatat mediatike për përmbajtjet e tyre
Meta e ka quajtur ligjin problematik dhe injoron mënyrën sesi platformat funksionojnë.
Ndërkaq Google e quajti zbatimin e tij të pamundur me kushtet aktuale dhe se po punonte me qeverinë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.