Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama e Musmurati prezantojnë planin për sigurinë në shkolla

Vendi  |  26.06.2023 Ora 10:22   

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, kanë shpalosur planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26, raporton Ekonomia Online.

I pari i Kryeqytetit, tha se prioritet i qeverisjes së tij është siguria në shkolla. Sipas tij, në shkolla ka vizitorë të pakontrolluar, zënka fizike nëpër shkolla, vandalizëm, ngacmime, vjedhje të gjësendeve etj.

“Hulumtimet e përfshira nga OSBE dhe Policia e Kosovës, kanë nxjerrë në pah se një përqindje e konsiderueshëm e nxënësve ndjehen të pasigurt në shkollat e tyre. Pra kemi vizitorë të pakontrolluar, zënka fizike nëpër shkolla, vandalizëm, ngacmime gjatë shkuarjes në shkolla, vjedhje të gjësendeve e kështu më radhë”.

“Madje edhe nxënësit më të vegjël kanë shprehur shqetësimet për dukuri të ngjashme, që Komuna e Prishtinës e sheh me prioritet sigurinë në shkolla sepse pa ndjenjën e sigurisë, mungon edhe fokusi në mësim”, tha Rama.

E planin e veprimit për siguri në shkolla e prezantoi drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati. Ajo tha se kostoja e këtij plani është 1.5 milionë euro, ndërsa hulumtimi është realizuar në 20 shkolla të Prishtinës me 500 nxënës, përfshirë 150 staf të shkollës dhe 150 prindër.

“Nga klasa 1 deri në 5, respodentët janë rreth 12 për qind të pasigurt. Ndërsa nxënësit e klasave nga 6 deri 12 të pasigurt janë shprehur 24 për qind e nxënësve.

“Objektivat janë Infrastrukture shkollore që garanton siguri, Përmirësimi i klimës së shkollës, Rritja e sigurisë nga shtëpia në shkolle dhe anasjelltas”, tha ajo./eo/

 





 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing