Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fushtica: 3 mijë euro gjobë për ata që keqtrajtojnë qentë e adoptuar

Vendi  |  26.06.2023 Ora 10:14   

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca të Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka paralajmëruar se ata që keqtrajtojnë apo lëshojnë qentë që do t’i adoptojnë do të përballen me një gjobë deri në 3 mijë euro.

Komuna e Prishtinës së fundmi ka marrë vendim që t’i japë nga 50 euro për një qen të adoptuar nga qytetarët. Vendimi ka nxitur shumë reagime në opinion.

Por Fushtica ka thënë se ky vendim është pjesë e një vargu masash që Komuna e Prishtinës ka marrë për t’i trajtuar problemet me qentë endacakë, që kur kryetari Përparim Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për këtë çështje në shkurt të vitit të kaluar.

“Është bërë bujë e madhe për këto 50 euro. Kem kritika për shumën, kem kritika nga organizatat. Çështja e qenve endacakë është çështje që është trajtuar nga viti e kaluar. Nga shkurti i vitit kaluar kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme jemi marrë vazhdimisht me këtë problem. Kjo me 50 euro është vazhdimësi e masave që kemi marrë. Ne po duam t’i mbrojmë qytetarët”, ka thënë Fushtica në “038” të KTV-së.

Fushtica ka thënë se për adoptimin e qenve do të miratohet së shpejti një rregullore. Planifikohet gjobë deri në 3 mijë euro për ata që keqtrajtojnë apo lëshojnë qenin e adoptuar.

“Do të krijohen ekipe nga Inspektorati dhe Komuna për ta mbikëqyrur këtë”, ka thënë ai.

Fushtica ka thënë se në Prishtinë ka 3 deri në 4 mijë qen endacakë. Ka edhe të ardhur nga Shqipëria./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing