Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët e pakënaqur me projektin e rrugës “Rexhep Luci”

Vendi  |  26.06.2023 Ora 10:11   
Rruga “Rexhep Luci” do të projektohet ndryshe. Projekti përfshin më shumë gjelbërim, zëvendësimin e asfaltit me kalldrëm dhe mobilieri urbane.

Mirëpo, ky projekt i prezantuar të premten e kaluar në kuvendin komunal, nuk po u pëlqen banorëve.

Sipas tyre, në projekt nuk është përfshirë pjesa e parkingut me ç’rast janë shumë të shqetësuar për qasjen në shtëpitë e tyre.

Mentor Dobruna banor rezident i rrugës “Rexhep Luci”, thotë se projekti i prezantuar është në disfavor të banorëve, duke shtuar nevojën që kanë për parkingje dhe qasje.

“Unë jam banor i vjetër aty. Ju kryetar është dashur që te na pyesin para se ta projektoni. Për momentin një projekt i tillë nuk është ne favor tonin. Ne kemi familje dhe kemi nevojë që të kemi qasje. Një projekt i tillë për ne është ne disfavor, ju po e përmendni gjelbërimin, mirëpo atë na e kanë uzurpuar bizneset qe operojnë aty. Aty janë 12-13 parkingje dhe ne kemi nevojë për ato parkingje, kemi nevojë për qasje. Neve na nevojitet qetësi ka shume zhurma”, ka deklaruar Mentor Dobruna, banor.

E kryetari Rama çështjen e parkingut e cilëson si problematike.

“Puna e parkingjeve është problematike, ne i kemi primarë banorët rezidentë. Dikush tjetër nuk do të parkohet më aty, afër zonës parkingjet do të jenë për ju, jo për të tjerët që vijnë në kryeqytet dhe u shkaktojmë probleme në parkingun e veturave. Parkingu po planifikohet të vendoset prapa tunelit”, ka thënë Rama.

“Ne aty kemi nevojë për gjelbërim në atë pjesë dhe diskutime të këtij lloji janë më se të nevojshme sepse shumë herë edhe mund të lindin keqkuptime. Mundemi me vazhdu diskutimin, mirëpo unë nuk po shoh problem. Unë pajtohem me ju, sepse ne duhet të kemi informatat për parkingje për momentin prapa ndërtesave janë në kaos total edhe këtë e kemi në projektim që me i përmirësu, unë e di shumë mirë si është gjendja aty sepse si arkitekt e kam pasur zyrën në atë pjesë. Të gjitha këto duhet që patjetër që ne t’i trajtojmë. Sa i përket qasjes, ne e kemi menduar edhe pjesën e emergjencës edhe ato janë të parapara dhe janë pjesë e dizajnit”, ka shtuar ai. 

Banori Rexhep Zeka, nënvizon problemin që e kanë me zhurmën e madhe që e lëshojnë kafenetë.

“Ju keni rënë në lajthitje kryetar, ne jemi të shqetësuar. Ne po dëshirojmë që të dimë më shumë për parkingjet, nuk e dimë se çfarë do te bëhet me neve. Ne kemi kërkuar që te vendosen pengesat në tunelin që po thoni. Duam parking nuk kemi qasje, duhet ta kuptoni këtë gjë kryetar. Pse nuk na keni thirrë me u koordinu paraprakisht ky nuk është plan. Përveç kësaj ne kemi probleme të mëdha edhe me muzikën e lartë të kafeneve dhe zhurmën që e krijojnë ato”, ka thënë Zeka.

Për të Përparim Rama kishte një përgjigje të shkurtë.

“Sa i përket zhurmës ne kemi bërë tashmë hapa, i kemi vendosë decibelët e muzikës. Ju siguroj që nuk do të keni probleme të tilla", ka shtuar Rama.

Punimet në rrugën “Rexhep Luci” pritet që të fillojnë në shtator. Sa u përket parkingjeve, nënkryetari Zogaj pati thënë që prapa ndërtesave do të vendosen 10 parkingje dhe do të zgjidhet kjo çështje./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing