Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania teknologjik Twitter po përballet me një padi ku pretendohet se punëtorëve nuk u janë paguar miliona dollarë bonuse të premtuara, duke shtuar edhe një mori çështjesh gjyqësore të ngritura që kur Elon Musk ka blerë kompaninë, raportoi të mërkurën Reuters.
Ish-drejtori i lartë i kompensimit në Twitter, Mark Schobinger, i cili u largua nga kompania muajin e kaluar, ka paraqitur kërkesën e propozuar të grupit në gjykatën federale të San Franciscos të martën.
Schobingeri ka thënë se pasi Musku e ka blerë Twitterin vitin e kaluar, kompania u ka premtuar punonjësve se do të marrin 50 për qind të bonuseve të tyre për vitin 2022, mirëpo këto pagesa nuk janë realizuar asnjëherë, sipas padisë, e cila akuzon Twitterin për shkelje të kontratës.
Twitter është paditur gjithashtu në Delaëare nga tre ish-ekzekutivë, përfshirë ish-CEO Parag Agraëal, të cilët thonë se ka shkelur detyrimet për të rimbursuar më shumë se 1 milion dollarë në tarifat ligjore që ata kanë bërë në përgjigje të kërkesave nga rregullatorët e qeverisë.