Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kompania e nëndetëses thotë se pasagjerët kanë vdekur

Vendi  |  23.06.2023 Ora 10:24   

Kompania private OceanGate ka dalë me komunikatë, duke thënë se pasagjerët e zhdukur me nëndetëse, kanë vdekur.

Në komunikatën e publikuar në BBC të enjten, kompania tha se ky është lajm jashtëzakonisht trishtues dhe i rëndë.

“Besojmë se CEO ynë, Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Damish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë vdekur. Këta ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe pasioni të thellë, për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe me çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj periudhe të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Kompania tha se e vlerëson angazhimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar që punuan në gjetjen e kësaj nëndetëse.

Pesë persona kanë hyrë në një nëndetëse të dielën (18 qershor) me qëllime eksplorimi të anijes së Titanikut në Oqeanin Atlantik, por më pas kanë humbur kontaktin me bazën. Ata janë regjistruar të zhdukur të hënën, e ekipe të shumta kishin nisur kërkimet.

Ata kishin bombola të kufizuara oksigjeni, ndërsa mungesa e tij thuhet të jetë arsyeja e vdekjes./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing