Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një person në Indi ka arritur të qëndrojë në hotel me pesë yje në kryeqendër Delhi, për afro dy vjet pa paguar faturë, raporton BBC.
Policia ka pranuar ankesë nga menaxherët e hotelit “Roseate House” në afërsi të aeroportit në Delhi, pasi zbuluan mashtrimin – ku personi kishte arritur të qëndronte në hotelpër 603 ditë.
Raportohet se ai ia ka borxh hotelit mbi 5 milionë rupee (rreth 70 mijë dollarë).
Pretendohet se personi kishte bashkëpunuar me stafin, që e ndihmoi të fshihte faturat që po rriteshin. Asnjëri nuk është arrestuar.
Ndonëse rasti është raportuar te Policia e Delhit më 24 maj, detajet janë bërë të ditura vetëm së fundi në mediumet lokale.
Personi raportohet se kishte marrë dhomë në hotel më 30 maj të vitit 2019. Ai qëndroi deri më 22 janar të vitit 2022, ka bërë të ditur “Indian Express”.
Ndonëse ai nuk pagoi faturat, një nga anëtarët e stafit i mbante fshehur faturat që po rriteshin.
Thjeshtë fshiheshin me mysafirë tjerë, apo shkëmbeshin faturat.
Nuk janë dhënë emra.
“Sipas rregullave të hotelit, nëse një klient ka më tepër se 50 mijë rupee borxh, atëherë stafi duhet të informojë menaxherët dhe të insistojë për pagesë. Mirëpo, kjo nuk është bërë”, ka thënë një zyrtar policor.