Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në mediet sociale është raportuar se mërgata po e anulon vizitën e saj në Kosovë, në kohën e tensioneve me Serbinë, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga kjo e fundit.
Profili Kos Data në Twitter, ka publikuar një informacion se kjo gjë po ndodh “për shkak të tensioneve të fundit me Serbinë”.
“Raportohet se diaspora ka filluar të anulojë ardhjen e saj në Kosovë për shkak të tensioneve të fundit me Serbinë. Burimi: Germin”, shkruhet në profilin e tyre.
Por, pas këtij pretendimi nga ky profil, ka reaguar edhe organizata që lobon dhe merret me tema të diasporës GERMIN.
Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi ka thënë se ky informacion nga Kos Data është i rremë.
“Ky është lajm i rremë. Ne e kemi thënë pikërisht të kundërtën (shikojeni videon)”, thuhet në reagimin e Krasniqit.