Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Entuziazëm i të rinjve që të bëhen ushtarë të Kosovës

Vendi  |  22.06.2023 Ora 11:49   

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vazhduar ekzaminimet mjekësore për kadetët dhe rekrutët e rinj.

 

Rekrutët dhe kadetët janë shprehur të entuziazmuar për t'u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, por edhe ushtrive të tjera si Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Nga 800 sa kanë konkurruar, 400 do të pranohen, thonë nga FSK.

FSK në bashkëpunim me SHSKUK-në po vazhdojnë ekzaminimet mjekësore për pranimin e kadetëve dhe rekrutëve të rinj për akademi ushtarake, QSU, studime universitare, akademi ushtarake në Shqipëri, Kroaci, Maqedoni të Veriut dhe Turqi.

Koordinatorët thonë se ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy ministrive, asaj të Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë.

“Absolutisht bashkëpunim i mirë, e kam pasur shumë të lehtë sepse jam në vendin më të sigurt dhe më të rregullt”, tha Dr.Nazmi Kolgeci- koordinator për SHSKUK. 

“Interesim për aplikim ka, momentalisht jemi në fazën e ekzaminimeve mjekësore, rekrutët dhe kadetët që pretendojnë të bëhen pjese e jona, dosjet e tyre kontrollohen nga bordi mjekësor”, shpjegon Dr.Antigona Muharremaj- koordinatore për FSK.

Për këto pozita, kriter është shkollimi i mesëm, mosha, si dhe kandidatët duhet të gëzojë shëndet të plotë. Albin Bytyqi, i cili po kandidon që të bëhet pjesëtar në akademi jashtë vendit, po e pret me padurim përgjigjen.

“Ekzaminimet po ecin shumë mirë në mënyrë shumë transparente. Me qenë në ushtri e kam pas andërr qysh si fmi, besoj që këtë pozitë do ta fitoj me përkushtim”, tregon Albin Bytyqi, kandidat për akademi ushtarake jashtë vendit.

Nga 800 kandidatë, 400 prej tyre do të pranohen, disa do të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing