Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Pilivesa” humb afro 170 mijë euro, QKK-ja e largon gjashtë ditë pasi e shpall fitues

Film  |  22.06.2023 Ora 8:29   

“Pilivesa”, projekti filmik i cili fillimisht u mbështet nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) me 166 mijë e 770 euro, nuk e pa asnjëherë dritën. Madje, ky projekt ende pa prekur shesh xhirimin, po endet nëpër gjykata.

E gjithë historia fillon me regjisorin Dren Zherka.

Në vitin 2019, Zherka kishte filluar punën si regjisor dhe skenarist në filmin “Hotline” me producent Bujar Kabashin, të cilët bashkërisht kishin fituar përkrahje financiare nga QKK-ja.

“Hotline” ishte ndërprerë që në fillet e saj. Kjo për arsye personale të producentit Kabashi, i cili e kishte njoftuar edhe zyrtarisht Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Me njoftimin për mbyllje të projektit “Hotline” nga producenti Bujar Kabashi, Zherka, me aprovim paraprak me Kabashin, vazhdoi punën që të jetësojë projektin e tij filmik.

Me disa ndryshime në skenar, përfshirë këtu edhe emrin, ku nga “Hotline” u bë “Pilivesa”, Zherka vendosi të bashkëpunojë me producentin Alban Zogjani.

Por, pse po pretendon regjisori se po pengohet padrejtësisht nga QKK-ja?

I ndodhur përballë këtij fakti, Zherka i shkruan QKK-së për të ardhmen e projektit të tij dhe konfirmimin se mund të aplikonte me projektin e ndryshuar, ai thotë ta ketë marrë nga vetë QKK-ja. “Pilivesa” nisi rrugëtimin me Zogjanin dhe Zherkën në krye drejt subvencioneve të QKK-së.

Në konkursin e hapur në muajin korrik të vitit 2022, ku kufizimi i parë i cili nënvizohej ishte se “Shtëpitë filmike dhe producentët që janë me vonesë në zbatimin e kontratës me QKK-në për projektet e fituara më parë, nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje”, “Pilivesa” ia doli.

Kjo pasi QKK-ja në fund të muajit dhjetor, ua kumtoi lajmin se projekti ishte mbështetur me 166 mijë e 770 euro duke dalë kështu projekti i tretë fitues, në mesin e pesë projekteve që do të mbështeteshin nga QKK-ja.

Por, 6 ditë më vonë, skenarët ndryshuan. Më 5 janar të vitit 2023, mbështetja e këtij projekti u anulua.

Ky vendim, i nënshkruar nga kryetarja e këshillit drejtues, Xhejlane Tërbunja, është thirrur në kriterin se “Regjisorët të cilët nuk kanë përfunduar fazën e xhirimit të filmit të përkrahur më parë nga QKK, nuk kanë të drejtë pjesëmarrje, në cilësinë e regjisorit”, ani pse xhirimet e projektit paraprak Zherka nuk i kishte filluar kurrë dhe për të njëjtin projekt, tashmë QKK-ja ishte e njoftuar edhe zyrtarisht nga producenti Bujar Kabashi.

Ndër të tjera, në këtë vendim thuhej se “Përkundër që bazuar në memorien institucionale të QKK-së, kriteri në fjalë nuk është menduar në rastet e tilla të projekteve, megjithatë, ky kriter nuk është mjaftueshëm specifik që në rastin e projektit “Pilivesa”, të bëhet përjashtim nga ndalesa që përcaktohet nga ky kriter”.

Rrëfimit të Zherkës i bashkohet producenti i “Pilivesës”, Alban Zogjani, i cili ka tash e pesë muaj që nuk po mund të gjejë përgjigjet në pikëpyetjet e ngritura.

Në njoftimin e QKK-së për anulimin e subvencionimit, Zogjani i kishte kthyer përgjigje duke thënë se është shqetësues arsyetimi i këtij vendimi.

Ai madje akuzon direkt këshillin drejtues për vlerësimin e projekteve fituese në kuadër të QKK-së se nuk kanë njohuri të mira mbi ligjin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing