Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

FSSHK-ja kërkon siguri për punëtorët shëndetësorë

Shëndeti  |  22.06.2023 Ora 8:27   

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar siguri në vendin e punës për punëtorët shëndetësorë nga organet përkatëse, pas dy sulmeve fizike të regjistruar këtë javë.

Gjatë kësaj javë, një punëtor shëndetësor u sulmua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe një tjetër në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“FSSHK-ja dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve. FSSHK-ja kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal, sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pakompromis”, thuhet në reagim.

Sipas FSSHK-së, mantelbardhët janë maksimalisht të përkushtuar dhe profesionalë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, që është sipas tyre, njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve.

“FSSHK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK-ja dhe komunat që sigurinë në vendin e punës për punëtorët shëndetësorë ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike”, thuhet në reagim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing